4 stinet











Image result for stinet e pranveres hartim

                                                    PRANVERA

Pranvera njera nder stinet e mia me te preferuara, ajo eshte stina e cila te gjithve na e largon monotonine e dimrit, dhe na sjell vetem lumturi e bukuri natyrore siç jane: Gjelbërimi i fushave, Çelja e luleve dhe fillimi i lulëzimit te pemëve. Pra pranvera largon motin e ftohtë duke e sjellur një mot shumë të dëshirueshëm me diell, por nganjëherë edhe me shi, sepse shiu sjell bukën për motin e ardhshëm. Pranvera si stinë sipas statistikave të ndryshme dhe si zakonisht e përmendur fillon më 20 Mars. Kjo stinë e bukur na ben që pra të mesohemi me kalim nga moti i ftohte ne nje mot pak me te ngrohte e pastaj te mesohemi edhe me veren e nxehte. Pranvera eshte nje stine e cila mund te shfrytezohet zakonisht per te shkuar ne pushim malor, sepse gjate veres preferohet qe te vizitohen plazhet apo deti, per shkak se moti eshte me i ngrohte.




                                         VERA

O sa e bukur është vera, stina më e preferuar nga të gjithë. Vera është stinë e ngrohtë dhe me plot dashuri, gjatë verës çdokush viziton vende të bukura turistike. Disa vizitojnë Shqipërinë dhe Malin e Zi, por ka disa që shkojnë edhe në vende të tjera. Vera sjell natyrën e bukur me lule dhe gjelbërim, siç e dimë të gjithë dita që fillon Vera është 21 Qershori, dhe dita që mbaron është 21 Shtatori. Gjatë verës përpos që shkojmë në  vende turistike ne vizitojmë edhe të afërmit tonë, si hallat, dajtë, tezet, kusherinjtë etj. Gjatë verës ne kemi për detyrë që të lexojmë diçka gjithashtu. Sepse libri është shoku më i mirë i njeriut. Pra, unë kështu përshkrova stinën e verës.

4 comments: